Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes në përbërje prej Drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore , Gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, Shefja e Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, znj. Agime Gashaj dhe Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Kolonel Sylejman Cakaj, nga dje po marrin pjesë në ekspoziten më të madhe të industrisë për mbrojtje tokësore, ajrore dhe të sigurisë, e cila mbahet në Paris deri më 17 korrik.
Kjo ngjarje e madhe globale e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë bënë bashkë institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes, inovatorët, si dhe kompanitë më të mëdha nga e gjithë bota.
Me këtë rast, delegacioni ynë do të realizoj takime me autoritete të ndryshme pjesëmarrëse dhe të njihet nga afër me sistemet e mbrojtjes bashkëkohore me interes për proceset zhvillimore të FSK-së dhe sistemet me interes për sigurisë e përgjithshme shtetërore. /2LONLINE/