DYLON

Në kuadër të shënimit të 23-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, mbahet program i Bibliotekës  “Ballë për Ballë me Poetin” 

Në kuadër të shënimit të 23-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, mbahet program i Bibliotekës  “Ballë për Ballë me Poetin” 
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të shënimit 23-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, është mbajtur program kulturor i Bibliotekës se qytetit me moton “Ballë për Ballë me Poetin,  15 autorë, 15 poezi, 15 lexime”.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi e shpalli të hapur këtë ngjarje, theksoi se Dita e Çlirimit të Gjilanit është festë që i bashkon të gjithë. 

EkoHigjiena

“Aktiviteti me moton 15 autorë, 15 poezi e 15 lexime është simbolikë e 15 qershorit, ditës së çlirimit. Kjo është një ditë e veçantë sepse ka sakrifica të mëdha, sepse kemi pasur vuajtje të shumta. Për gjeneratat e reja, për brezat që vijnë është me rëndësi që ta njohim njëri-tjetrin. Ajo që na takon neve si breza të rinj që kemi ardhur pas luftës çlirimtare, është që ta njohim historinë e qytetit, ta njohim atë çfarë kanë bërë ata që e kanë sakrifikuar jetën e tyre për lirinë që ne e gëzojmë sot”, ka thënë kryetari Hyseni. 

Ndërkohë, sonte në ora 20:00, në Teatrin e Qytetit shfaqet monodrama “Cili je…Cili je…”, e autorit, Bedri Selmani.

Kurse, nesër (15 qershor), janë paraparë të mbahen këto aktivitete: seanca solemne e Kuvendit Komunal (salla e teatrit të qytetit, ora 9:00), homazhe te varrezat e dëshmorëve (10:00 – 12:00), turneu i futbollit i veteranëve (stadiumi ndihmës, ora 17:00), koncerti për fëmijë në ora 17:00 te platoja e Teatrit të qytetit, ndezja e flakadanëve te varrezat e dëshmorëve – platoja e qytetit (20:00 – 21:00), për të përfunduar me koncertin festiv në ora 21:00, te platoja e teatrit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.