Grupi i Miqësisë Kosovë-Turqi përmbylli sot vizitën zyrtare në Ankara, me takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Në takimin me presidenti turk u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera që Kosova dhe Turqia kanë ndërtuar në të gjitha fushat, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tyre.
Presidenti Erdoğan siguroi delegacionin se përkrahja e Turqisë për Kosovën është më e fortë se kurrë dhe se marrëdhëniet e ndërtuara ndër shekuj do të forcohen edhe më tej.
Kryetari i Grupit të Miqësisë, Enis Kervan, falënderoi presidentin Erdogan për mbështetjen e Turqisë në arenën ndërkombëtare dhe për investimet ekonomike të bëra në Kosovë.
Delegacioni kërkoi nga presidenti i Turqisë që përkrahja e shtetit të tij të vazhdojë edhe në të ardhmen. /2LONLINE/