DYLON

Thaçi: Kosova merr mbështetjen e Turqisë për shtimin e njohjeve dhe anëtarësimin në INTERPOL

Thaçi: Kosova merr mbështetjen e Turqisë për shtimin e njohjeve dhe anëtarësimin në INTERPOL
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të OKB-së, kanë zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në fusha tjera me interes të përbashkët.

Presidenti Thaçi ka falënderuar presidentin turk, Erdogan për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e shtimit të njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Ai ka marrë mbështetjen e presidentit turk, Erdogan për procesin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë globale.

Nga ana tjetër, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se ai do të angazhohet personalisht në shtimin e numrit të njohjeve për Kosovën dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në fund presidenti Thaçi e ka informuar presidentin turk lidhur me fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për domosdoshmërinë e arritjes të një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme.

Me këtë rast, presidenti turk ka thënë se mbështet arritjen e një marrëveshje ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Thaçi ka vazhduar takimet e shumta me krerët botërorë, të cilët po marrin pjesë në Sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.