Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur një delegacion të FIFA-s të sistemit TMS, në përbërje Silvia Costa Salva, Dana Butticker dhe Bernard Weber, të cilët kanë ardhur në Kosovë për vizitë pune.
Arsyeja e ardhjes së këtij delegacioni është shkëmbimi i informacioneve rreth regjistrimit të futbollistëve në sistemet FIFA Connect dhe FIFA TMS, si dhe mënyra e përfitimit nga “Claims Training Compensation”, njofton FFK.
Presidenti Ademi iu ka uruar mirëseardhje delegacionit nga FIFA dhe gjatë bisedës i ka informuar ata me rrjedhën e punës dhe organizimin e FFK-së, regjistrimin e lojtarëve dhe klubeve, si dhe për punën e mirë që është bërë deri më tash në këto dy sisteme nga ekipi i FFK-së.
Ndërkaq, anëtarët e delegacionit të FIFA-s e inkurajuan FFK-në për punën e deritashme në këto dy sisteme, teksa u shprehën të gatshëm për mbështetje.