Gjatë vizitës në Izrael, delegacion i Asociacionit të Komunave të Kosovës, të prirë nga Kryetari z.Agim Aliu janë takuar me Presidentin e shtetit të Izraelit z.Isaac Herzog, dhe Kryetarin e Komunës së Jerusalemit z.Moshe Lion.
Në këto takime delegacioni nga Kosova informoi z.Herzog dhe z.Lion me aktivitetet e pushtetit lokal në Republikën e Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës ku vlerësuan mundësitë për bashkëpunimin mes autoriteteve të qeverisjes lokale të Kosovës dhe Izraelit.
Këto vizita janë realizuar gjatë pjesëmarrjes së delegacionit të Asociacionit të Komunave të Kosovës në Konferencën “MuniWorld2022” që po mbahet në Tel Aviv.
Konferenca ‘MuniWorld2022’ do të shërbejë si një platformë për ndarjen e vizioneve, metodologjive dhe praktikave më të mira për promovimin e qëndrueshmërisë, fleksibilitetit dhe inovacionit komunal dhe global, që do t’u shërbejë komunave në mbarë botën.
Vlen të ceket se në këtë Konferencë do të shqyrtohen edhe temat si: Udhëheqja dhe llogaridhënia komunale si faktor për qëndrueshmëri dhe stabilitet lokal dhe kombëtar, pastaj Komunat si reaguesit e parë dhe agjentët e stabilitetit mes një bote në ndryshim, Si do të jenë komunat në vijën e parë të luftës kundër ndryshimeve klimatike etj. /2LONLINE/