SC Gjilani ka treguar një paraqitje të zbehtë, duke barazuar me Trepçën ’89 në shtëpi pa gola. Gjatë gjithë ndeshjes skuadra mysafire ishte më e mire, duke krijuar raste të shumta në këtë përballje.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe Alban Hyseni, ndihmës-trajneri i Gjilanit, i cili e udhëhoqi ekipin në këtë ballafaqim.
“Nuk bëmë paraqitje të mirë, jemi lodhur ndoshta edhe nga derbi. Por sot nuk kemi pasur paraqitje të mirë dhe sot ishte një ndeshje e dobët për ne”, tha fillimisht Hyseni.
Gjithashtu, Hyseni ka folur edhe për mungesën e kryetrajnerit nga Shqipëria, Gentjan Mezani.
“Mezani nuk gjendet në Kosovë pasi ka disa arsyeje familjare, por shpejt do të bashkohet”, ka përfunduar Hyseni.
Gjilani pas shtatë xhirove ka grumbulluar 10 pikë duke u pozicionuar ne vendin e pestë. Kurse, Trepça ’89 ka mbledhur 8 pikë dhe zë vendin e gjashtë.