Në takimin e e 22 dhe 23 shtatorit mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian janë diskutuar të arriturat dhe rekomandimet për procesin e Stabilizim Asocimit. Ky ishte takimi i 5-të mes komisioneve parlamentare i udhëhequr nga Eduard Kukan përfaqësues nga parlamenti evropian dhe Vladimir Orliq nga kuvendi i Serbisë.
Sipas dokumentit që ka siguruar Portali Informativ Titulli.com bisedat janë orientuar në fushën e zhvillimit ekonomik, reformat e gjyqësorit, të drejtat elementare dhe liritë duke përfshi edhe lirinë e medias, dialogu i normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës, politikat e jashtme të sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimi dhe prezantimi i raportit të nga Gjykata Evropiane rreth shfrytëzimit të IPA fondeve në Serbi.
Dokumenti i njëjtë për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës vlerëson se marrëdhëniet janë kusht i rëndësishëm për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe ftohet të dyja palët për implementimin e marrëveshjeve të arrituar përmes dialogut, shkruan Titulli.com.
Raporti i BE-së ka përshëndetur faktin se Serbia ka një kornizë adekuate ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirinë elementare dhe ka ftuar palët që të parandalojnë ndonjë sulm mbi bordet a apo grupet punuese të pakicave.
Dokumenti i i siguruar nga Titulli.com vë në dukje rolin e rëndësishëm të bordeve publike shtetërore, autoriteteve, institucioneve duke përfshi avokatin e popullit dhe rëndësinë e raportit dhe rekomandimeve të tij që flasin për implementimin e standardeve të larta rreth shqetësimeve të pakicave në të gjithë Serbinë.
Rekomandimi i BE-së flet gjithashtu edhe për planin aksional për pakicat në Serbi dhe ftohen institucionet shtetërore për implementim, kryesisht në fushën e edukimit, përfaqësimit adekuatë, përdorimit të gjuhës dhe statusit të këshillave kombëtare për pakicat.
Në raport shtjellohen edhe çështja e lirisë së medias, mbi shfrytëzimin e IPA fondeve, kapitulli 23 dhe 24 dhe fusha tjera që përfshinë në procesin e stabilizim asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë.