“Para pjesëmarrësve të përfaqësuesve të komuniteteve pakicë, turk, serb dhe romë prezantuam draft planifikimin e buxhetit 2023”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit.
Në këtë takim, u diskutua dhe u paraqitën kërkesat e komuniteteve për projekte të ndryshme për investime kapitale, subvencione dhe punësim.
Ne si qeverisje komunale do ti trajtojmë këto kërkesa dhe do të angazhohemi për ti përfshirë në planifikimin e buxhetit për vitin 2023. /2LONLINE/