/2L ONLINE/ – Drejtoria e Buxhetit dhe Financave e Komunës së Kamenicës, në bashkëpunim me Grupin e Grave kanë organizuar dëgjimin publik me disa gra të fshatit Roganë. Roganaset në këtë dëgjim i kishin paraqitur disa kërkesa,siç ishin: ndërtimi i një institucioni parashkollorë, rregullimi i trotuarit në rrugën e muhaxhirëve që është prishur me rastin e vendosjes së gypave të ujësjellësit dhe nuk është rregulluar fare, si dhe kërkesa për rregullimin e kanalizimit në lagjen Kallaba. Ndërsa të rinjtë e fshatit Topanicë, në dëgjimin publik për buxhetin të mbajtur në fshatin e tyre kanë kërkuar:rregullimin e parkut, si dhe rregullimin e një fushe sportitëe për nevoja të rinisë së këtij fshati. /2L ONLINE/