/2L ONLINE/ – komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Buxhetit dhe Financave në bashkëpunim me Grupin e Grave kanë organizuar dëgjimin publik me disa gra në Busavatë, për t’i marrë nga afër kërkesat e tyre. Nga ky takim doli se kërkesat e tyre ishin kryesisht në ndërtimin e shkollës, furnizimin me ujë të pijshëm në shkollë, bartja e nxënësve nga lagja e Oranëve dhe Jabukivicës,rregullimi i rrugës së Oranve, si dhe rregullimi i kanalizimit në fshat e kërkesa të tjera, trë natyrave të ndryshme../2L ONLINE/