(2LONLINE) – Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka postuar një fotografi në profilin e tij në “Facebook”, së bashku me kryetarin e partisë, Hashim Thaçi dhe me anëtarët e degës së kësaj partie në Viti.
Ditët e fundit është thënë se dega e PDK-së në Viti ishte shpërbërë,, por sipas Veselit po dëshmohet e kundërta.
“Sot isha i pranishëm në solemnitet rasti, të organizuar nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Viti, në një mision bashkimi të kapaciteteve ndërtuese e përkushtimi për shtetin tonë. Duke bashkuar idetë dhe energjitë rreth konceptit të Kosovës Evropiane arrijmë më lehtë te zhvillimi i vendit dhe perspektiva e qytetarëve. Personaliteteve dhe qytetarëve që na u bashkuan dhe po na bashkohen çdo ditë ju urojmë mirëseardhje në subjektin e vlerave”, ka shkruar Veseli në ‘Facebook’.
Përndryshe, ditë nmë parë, edhe ish kryetari i Vitisë nga radhët e PDK-së, Nexhmedin Arifi, q[ shihet po ashtu n[ kt[ foto, kishte mohuar shpërbërjen e Degës së kësaj partie në Viti. Arifi kishte thënë se personat të cilët i janë bashkuar partisë së Fatmir Limajt, kanë qenë të përjashtuar nga PDK-ja.
“Është ndarë një grup të cilët janë zgjedhur si përfaqësues të PDK-së në vit,i por të cilët asnjëherë nuk janë legjitimuar nga kryesia qendrore e PDK’së”, ka thënë Arifi. Dega e PDK-së, sipas tij funksionon normalisht. /2lonline/