/2L ONLINE/ – Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “NetworkofPeaceMovement” (NOPM) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) më datën 25 Gusht 2016 në Kamenicë ka mbajtur konsultimin e katërt publik me qytetarë në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe anëtarët e grupit punues për hartimin e rregullores për kushtet e mbajtjes së qenve dhe maceve dhe mënyrën e veprimit në rast të braktisjes ose humbjes së tyre.
Takimi u hap nga konsulentja e angazhuar nga NOPM, e cila i njoftoi qytetaret për qëllimin e projektit si dhe bashkëpunimin me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, konkretisht me drejtorin dhe komisionin punues për ndryshimin dhe hartimin e kësaj rregullore, pastaj fjalën e mori kryesuesi i grupit punues përkatësisht për ta shpjeguar dhe elaboruar me gjerësisht rregulloren.
Gjatë sqarimit të ndryshimeve në këtë rregullore, u veçuan disa qeshtjesiç janë kushtet për mirëmbajtjen e kafshëve shtëpiake, qendra apo strehimorja për kafshët e humbura, masat ndëshkuese, etj.
Qëllimi i këtij debati publik ishte përfshirja e qytetarëve veçanërisht grupeve të interesit në plotësimin dhe ndryshimin e kësaj rregullore në bazë të sugjerimeve të tyre të cilat mund të përfshihen në rregullore në bazë të legjislacionit në fuqi.OJQ NOPM përmes konsulentit ka lehtësuar këtë takim publik me qytetare dhe së bashku me grupin punës qe ka qenë pjesë e panelit gjatë diskutimeve publike.
Të pranishmit patën mundësinë të ofrojnë sugjerimet, propozimet dhe komentet e tyre lidhur me rregulloren si dhe të diskutojnë çështje të ndryshme të rregullores të cilat kanë qenë me interes për ta.
Në debat publik kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve duke përfshirë qytetare, zyrtare komunal, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, dhe mediave, të rinjtë, etj. Në total kanë qenë rreth tetëmbëdhjetë (18) pjesëmarrës, prej tyre katërmbëdhjetë (14) meshkuj dhe katër (4) femra.
Në fund të debatit publik, kryesuesi i grupit të punës dhe përfaqësuesit e OJQ-se NOPM siguruan të pranishmit se do të inkorporojnë në draft rregullore të gjithasugjerimet, propozimet dhe komentet e ofruar si dhe do ti fusin rregulloren me të gjitha ndryshimet në kuvend për aprovim. /2L ONLINE/