Gjilan – (2L ONLINE) – në Komunën e Kamenicës, OJQ-Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar(KCIC), në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka organizuar debatin me temën: Gatishmëria e institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor-zgjedhjet parlamentare 2014.”në kuadër të Projektit: “Vota e juaj – Vendimi i Juaj”, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e votuesve që votojnë për here të pare në zgjedhjet parlamentare të Kosovës të 8 qershorit 2014.
Hekuran Aliut, zyrtari KCIC, shpalosi pikat kyçe të projektit si dhe qëllimin e mbajtjes së këtij debati. Ai më pastaj foli për sfidat dhe vështirësitë gjatë procesit të kaluar zgjedhor si dhe për masat që duhen të ndermirën për një proces sa më të mirë dhe korrekt në këtë proces.
Përfaqësuesi i KKZ-së Blerim Mavriqi , tha se KKZ, në Komunën e Kamenicës i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për një proces të rregullt zgjedhor edhe pse koha ka qenë tejet e limituar dhe e shkurtër. Ai po ashtu tha se ne Komunën e Kamenicës kemi pasur mbi 70 persona që kanë kërkuar që ti bëhet nderimi i vendvotimit nga një vendbanim në tjetrin, gjë të cilën edhe e kanë bërë.
Po ashtu ai tha se problem kryesor në Komunën e Kamenicës, në të kaluarën, është se në brezin kufitar i është mundësuar që të votojnë edhe banorë nga Republika e Serbisë me dokumentacion (Pasaportë të Serbisë),sepse ligji nuk e precizon territorin, por thotë se mundë të votojnë qytetarët me letërnjoftim,leje të veturave si dhe me pasaportë, por nuk e precizon të Kosovës.
Gjykatësja e Gjykatës themelore Valbonë Dorvadeli , në mesë tjerash tha se Gjykata e Kamenicës është tejet e përkushtuar dhe e interesuar për të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme ndëshkimore për të gjithë shkelësit e ligjit si dhe Apeloj te KKZ-ja e Komunës së Kamenicës që të jenë shumë aktiv dhe të kujdesshëm gjatë trajnimit të Komisionerve, në mënyre që ata të mos ndeshen me ligjin i cili sipas Gjykatëses parasheh dënimet tejet të rënda. Po ashtu ajo tha se për secilën vepër penale tani ka edhe nene të posaçëshme ligjore për dënime, e të cilat më herët nuk kanë qenë.
Po ashtu bëri të ditur se gjatë ditës së zgjedhjeve gjykata do të punoj pa ndërpre 24 orë, në mënyrë që të mbrohet vota e qytetarit.
Përfaqësuesi i policisë togeri Ymer Huruglica :tha se edhe policia është e mobilizuar maksimalisht për ta kryer detyrën e saj që të kemi një proces zgjedhor që shkon mbarë dhe nuk do të ketë tolerime për ata që do të mundohen ta prishin këtë, duke shtuar se policia është në gjendje për të intervenuar ndaj te gjithë shkelësve të ligjit sepse nuk do të ketë tolerancë për ta.
Ardianë Ahmeti Koordinatore për Komunën e Kamenicës ,për koalicionin Demokracia në Veprim tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e vëzhguesve dhe monitoruesve ditor qe do te monitorojnë ditën e zgjedhjeve .Ajo tha se në 55 Vendvotime do të ketë nga një monitorues nga kjo organizatë. Ajo bëri ftesë nga institucionet relevante që të bëjnë një bashkëveprim ndër institucional me qëllim që procesi zgjedhor të shkoj sa më mirë që është e mundur.
Fatmir Matoshi kandidat për Deputet nga subjekti politik AKR,tha se në Komunën e Kamenicës nuk ka pasur parregullsi siç ka pasur në disa Komuna të tjera, për të shtuar se subjekti i tij siguron që do të sillen komformë ligjit dhe rregullave të procesit zgjedhor, pa bërë shkelje ligjore. Po ashtu ai ceku se subjekti AKR –garon me 4 Kandidat për Kuvendar të ardhshëm dhe ata do të bëjnë fushatë fer dhe si u ka hije.
Sanije Jahiri nga organizata Fortesa the se ne ketë fushatë po mungon aktiviteti medial, sepse mediet janë tejet pasive ne informimin e votuesve për të votuar, gjë e cila në zgjedhjet lokale kanë qenë mjaft aktive. Ajo ka ngritur shqetësime për vota të dyfishta si dhe votimet në emër të të vdekurëve.
Rexhep Morina nga Kryqi i Kuq Komunal tha se votuesit kanë shume pak njohuri për procesin e votimit dhe si pasojë e këtij fenomeni shumë fletëvotime po jenë të pa vlefshme.
Përndryshe edhe folësit tjerë janë dakorduar se është e nevojshme gatishmëria e të gjitha institucioneve përgjegjëse për organizimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, me qëllim të sigurimit të një procesi të drejtë, të lirë dhe demokratik zgjedhor në Kosovë, që do të ndihmojë vendin në proceset integruese të tij.
Përndryshe, ditë më parë, një debat i tillë me të njëjtën temë dhe me akterë të institucioneve të ngjashme është mbajtur edhe në Komunën e Vitisë .
Islam Mema kryesues i KKZ-së bënë të ditur se KKZ po bënë përgatitjet e duhura për zgjedhje dhe ka një bashkëpunim të mirë me subjektet politike. Përfaqësuesi i Gjykatës në Viti Xhavit Haziri ka theksuar se në bashkëpunim me organet shtetërore prokurorinë dhe policinë, organet komunale të drejtësisë janë në gatishmëri të plotë ti kundërvihen çdo cenimi që mund ti bëhet procesit zgjedhor.
Komandanti i stacionit policorë në Viti Agim Lipovica ka theksuar zbatimin e planit operacional që ka bërë policia e Kosovës për zgjedhjet parlamentare. Ndërsa përfaqësuesit e subjekteve politike të pranishme në debat janë zotuar për një proces të rregullt zgjedhor. Ndryshe, nj debati tillë me temë të njëjtë do të mbahet edhe në Gjilan. /2L ONLINE/