Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Majkëll Davenport së bashku me përfaqësuesit e Progresit Evropian de trupi Koordinues ka qëndruar në komunën e Bujanocit.
Gjatë vizitës që i bëri shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoci ai foli për mësimin e gjuhës serbe nga nxënësit shqiptarë si gjuhë joamtare projekt që ka dhënë rezultate pozitive, shkruan Titulli.com.
“Fëmijët dhe unë kemi dicka të përbashkët, gjuha serbe është gjuhë joamtare për neve por ne e mësojmë. Jam shumë i lumtur që në këtë projekt kemi dhënë rezultate të mira”, theksoi mes tjerash Daveport.
Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq tha se me nxënësit në mësimin e gjuhës serbe anë punuar 6 asistentë dhe se shteti i Serbisë ka shtypur 9755 libra mësimit për 16 shkolla në këtë rajon.
Shefi i delegacioni Daveport ka vizituar edhe shkollën e mesme “Sveti Sava” dhe ka biseduar me nxënësit për projektin e përbashkët mes nxënësve shqiptar dhe serb.