(2L ONLINE) – Me themelimin e Klubit Futbollistik “Gjilani”në vitin 1995 unë si i ri, në moshën 16 vjeçare, më lindi dashuria për këtë klub, duke shkuar për ta shikuar në çdo lojë ku luante kjo skuadër, si në Malishevë të Gjilanit por edhe jashtë qytetit tim për ta përcjellë Klubin tim të zemrës. Më kujtohen lojërat në arat e Llukarit, arat e Dumnices, Raushiqit ku luheshin ato sepse, kuptohet ishte kohë okupimi.
Po ashtu, më ka ngelur në kujtim se si Kupa e Republikë së Kosovë, padrejtësisht na është marrë në tavolinë, në vitin 1997, arsye ishte sepse nuk pranuam të luajmë në Prishtinë, por në një vend neutral sepse ekipi kundërshtar Kf “2 Korriku” ishte nga Prishtina.
Edhe atëherë “Skifterat” bënin organizime për mos ta lënë klubin për asnjë moment të vetëm. Më kujtohet kënga Besa-Besë dhe se si gjëmonte tupani përherë, kur aty ku ishin Skifterat. Nuk ka qenë e lehtë që gjatë okupimit të bëjmë organizime, se shumë herë kemi qenë edhe të maltretuar gjatë rrugëtimit nëpër Kosovë, si lojtarët ashtu edhe ne shikuesit, po kurrë për asnjë çast nuk jemi trembur.
Më kujtohen shokët me të cilët kemi shkuar bashkarish nëpër të gjitha lojërat e klubit tonë të zemrës. Këtu kisha me i përmend disa prej tyre, besojë që nuk do ma marrin për të madhe që shumë tjerë s’mundem t’i mbajë mend, emrat e tyre. Por ja disa si: Lulzim Korca, Skender Shahini, Armend Kastrati, Gani Dermaku, Nderim Isufin, që ka qenë edhe prijës I Skifterave gjithmon, Bajrush Zymberin, Burim Shalen, Ardit Kastrati, Lulzim Avdiun, Zeqa, Astriti, Bekim Rexhepi, Entezam Rrahmani, Blerim Sermaxha, Ardit Kastrati, Ciga, Syart Rrahmani, Blerim Dermaku, Arlind Behluli. Exhevit Rexhepi, Burim Korça, Selami Azemi, Islam Hyseni, Agjën Dull, e shumë e shumë të tjerë, që nëpër borë e nëpër shi ishim me Kf Gjilanin.
Do t’i përmend edhe disa lojtarë të asaj kohe Muharrem Sahiti “Muki” Adnan Aliu, Sadulla Ajeti, Sallah Sherifi, Blerim Sylejmani, Coli, Halil Halili, Veton Xhemajli, Daut Murseli, Tafa, Naser Ajeti, Kujtimi, Gazi, Agron Koci, Bella Portieri, Bekim Jaha dhe shumë të tjerë, që për moment nuk më kujtohen emrat e tyre.
Po ashtu edhe pas luftës filluam organizimin falë donatorëve dhe bëmë një ekip, sikur të sihte Reprezentacion i Kosovës. Kujtojë kur fituam Kupën e Kosovës dhe ishte një pritje madhështore për ekipin tonë të organizuar nga tifozeria “Skifterat”. Me kalimin e kohës, erdhën edhe “Skifterat” e ri që edhe sot bëjnë organizime shumë të mira, duke fillua nga Valon Selimi, Cami, Sovrani e shumë e shumë të tjerë.
Nëse me pyet dikush se kënd e ke pas idol nga lojtarët e Kf Gjilanit, unë them me plotë gojën se Muharrem Sahitin “Muki”. Më kujtohen lojërat e tij edhe në Turqi, Gjermani, Bullgari. Po ashtu edhe po të pyetem se a do ta ndërroja ndonjëherë klubin e adhuruar, përgjigjja ime do të jetë – Kurrë. Unë them se deri në vdekje do të jem me Kf Gjilanin dhe gjithmonë do të jem Skifter me zemër. Po të pyetem cilët tifozë janë më të mirët, përgjigjja ime do të ishte përherë e njëjtë – Ata janë “Skifterat”.
Edhe sot kur po e bëjë këtë shkrim ndihem krenar që Klubi im I zemrës falë donatorëve që ndajnë gjithçka çka kanë nga vetja e tyre, që klubi ynë mos të ketë probleme financiare, të gjitha kontributet janë duke u krye për lojtarët dhe vitin tjetër Kf Gjilani do të jetë në Superligë, aty ku edhe e ka vendin.
Ay e kemi vendin sepse jemi të përgatitur me një kryesi shumë të mirë dhe një kryesi të tifozerisë “Skifterat” që na e kanë lakmi shumë ekipe tjera dhe grupe tifozësh.
/Raif AJETI/2L ONLINE/
/autori është adhurues i Kf Gjilanit prej themelimit të këtij klubi/