Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Gjibraltarit do të zhvillohet më 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa edhe biletat tashmë kanë dalë në shitje me një numër të madh të tyre të blera.
Tashmë tifozëria e Kosovës, Dardanët kanë filluar organizimin për këtë takim.
Madje, në njoftimin e fundit në faqen zyrtare të Dardanëve shkruhet se do të ketë 50 për qind zbritje për bileta në kuadër të tribunës ku vendoset kjo tifozëri.
Më poshtë mund ta shihni njoftimin e plotë nga Dardanët: