Një grup i tifozëve të Kosovës, “Dardanët” janë nisur drejt Anglisë për të përkrahur kombëtaren e Kosovës.
Një grup prej 45 tifozëve kanë udhëtuar në formë të organizuar nga Prishtina në Londër. Përkrahja e shqiptarëve pritet të jetë mjaft e madhe me afro 3 mijë shqiptarë që do të jenë prezent në stadiumin St. Mary’s.
Ndeshja Angli – Kosovë zhvillohet të martën nga ora 20:45 në Southampton.