Organizata Joqeveritare Dardanapress në kuadër të projektit “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore” mbështetur nga komuna e Kamenicës përkatësisht nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka organizuar trajnime dhe debate me nxënësit e shkollave në Komunën e Kamenicës.
Stafi I Dardanapress-it,ditë më parë ka përfunduar trajnimin në Shkollat e Komunës së Kamenicës lidhur me Trashëgiminë Kulturore,në shkollat : “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë, “Selver Kryeziu “ Roganë ,”Skenderbeu”Hogosht,“Avni Rrustemi” Karaçevë e Epërme. Nxënësit janë njoftuar me vendbanimet e hershme duke përfshi kalatë, objektet e kultit Islam dhe krishterë,trashëgiminë natyrore dhe kulturore,gjetjet arkeologjike si dhe veshjet tradicionale. Gjatë trajnimeve nxënësve u janë shpërnda fletushkat e përgatitura nga organizata Dardanapress.
Përveç trajnime në debatet e organizuara është debatuar për gjendjen e momentale të vendbanimeve dhe objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës . Si rekomandime të dala nga këto takime janë: Restaurimi dhe mirëmbajta e objekteve të trashëgimisë kulturore, mbledhja e artefakteve dhe hapja e një muzeu etnologjike në Kamenicë,hulumtimi arkeologjike në territorin e komunës,krijimi i një data baze me shënimet e trashëgimisë kulturore të Komunës së Kamenicës si dhe organizimin e vizitave,ekskursionit një ditor të nxënësve të klasave te nënta vendbanimeve dhe objekteve të Trashëgimisë Kulturore në territorin e Komunës tonë. /2LONLINE.com/