OJQ Dardanapress ka organizuar fushatën vetëdijësuese në qendrën e qytetit të Kamenicës, në kuadër te projektit “Ndërgjegjësimi I të rinjve për dukuritë negative”.
Projekti është financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Në këtë fushatë vetëdijësuese ka marrë pjesë Nazmije Demolli Kastrati koordinatore e Njësisë Komunale për te Drejtat e Njeriut në Kuvendi Komunal Kamenicë.
Stafi i Dardanapress-it, së bashku me vullnetarët-nxënësit e bënë shpërndarjen e fletëpalosjeve dhe materialeve tjera edukative të rinjve, duke i njoftuar me qëllimin e kësaj fushate kundër pirjes se duhanit dhe dukurive negative tek të rinjët. /2LONLINE.com/