DYLON

Vetëvendosje thërret Hotin në interpelancë për shuarjen e Task Forcës antikorrupsion

Vetëvendosje thërret Hotin në interpelancë për shuarjen e Task Forcës antikorrupsion
Avatar photo Redaksia

“Sot, Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dorëzoi kërkesën për interpelancë për Avdullah Hotin, lidhur me vendimin e qeverisë për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion”,thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes

Në kohën kur kërkohet ndërmarrja e veprimeve konkrete në luftimin e korrupsionit, krijimin e mekanizmave efikas dhe të pandikuar për të hetuar, gjykuar e konfiskuar pasurinë e përfituar në mënyrë të kundërligjshme, Qeveria e Kosovës e bënë të kundërtën, duke shpërbërë Task-forcën antikorrupsionn në Policinë e Kosovës, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

“Ky vendim është i dëmshëm dhe i shërben më shumë mirëmbajtjes së korrupsionit. Kësisoj pengon edhe ato pak mekanizma kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare e pasurisë publike”.

EkoHigjiena

Nuk ka asnjë dyshim se kjo Qeveri e korruptuar edhe për nga mënyra e zgjedhjes, nuk ka as vullnet, as aftësi e as integritet për të luftuar korrupsionin në Kosovë. Por, shfuqizimi i Task-forcës është mesazh inkurajues për zyrtarët e korruptuar e të përfshirë në keqpërdorime të ndryshme të detyrës zyrtare dhe parasë publike. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës është vënë në anën e keqpërdoruesve, e kundër luftimit të korrupsionit, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

“Nga deklaratat koti për zhdukjen e fjalës “korrupsion” nga fjalori, po përfundojmë me përligjjen e korrupsionit si dukuri, normalizimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe të ndërhyrjes e presionit mbi sistemin e drejtësisë”.

Korrupsioni në Kosovë është endemik e i përqendruar në pozita të larta institucionale. Çfarëdo përpjekje kundër korrupsionit pashmangshëm duhet të fillojë e kalojë përmes zyrtarëve të lartë institucionalë. Luftimi i korrupsionit mund të bëhet vetëm nga një Qeveri e ligjshme, e ndershme, dhe që ka me vullnetin politik, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.