Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur tryezën e parë lidhur transparencën e Kuvendit Komunal dhe vendimmarrjen gjithëpërfshirëse me fokus pjesëmarrjen e qytetarëve ne seanca.
Qëllimi i organizimit të tryezës ishte diskutimi i problemeve dhe sfidave që pamundësojnë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit në proceset e vendimmarrjes, si dhe shqyrtimi i mundësive për të përmirësuar gjendjen.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.
Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza është vendosja në funksion e mekanizmave me të cilat disponon kuvendi komunal, organizimi i fushatave vetëdijësuese nga ana e shoqërisë civile,shqyrtimi dhe njoftimi me kohë nga ana e Kuvendit dhe institucioneve komunale ndaj kërkesave të qytetarëve, fuqizimi dhe rregullimi i kushteve të punës Këshillave Lokale, takime sa më të shpeshta të përzgjedhurve me qytetarë, përmirësimi i kushteve në infrastrukturë personave me nevoja të veçanta,etj .
Përfaqësimi i qytetarëve në vendimmarrje sipas diskutimeve është shqetësues duke përfshirë rolin e anëtarëve të kuvendit,prandaj kërkohet të rritet cilësia e debatit në Kuvend e cila është më se e domosdoshme për funksionimin sa më të mirë të Kuvendit dhe trupave të sajë.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Kryesuesi i Kuvendit Komunal,anëtarët e Kuvendit Komunal,qytetar,grupi joformal i grave,anëtarët e Handikosit,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediet lokale.
Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut /2LONLINE/