• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Policia

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra, arrestohet një person i dyshuar

Redaksia 2LONLINE 28 Shtator, 2022 3 min
 Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra, arrestohet një person i dyshuar

Policia e Kosovës, konkretisht Task Forca nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRK) në Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Më datën 28.09.2022 në orën 11:09, është pranuar informatë se nga fshati Debelldeh, komuna e Vitisë, janë duke lëvizur disa automjete të dyshuara dhe se njëra prej automjeteve ka të ngarkuara mallra të kontrabanduara, mall të cilin e kishin sjellë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale.

Njësitet e Task Forcës operative të (DRK) në Lindje, pas pranimit të kësaj informate kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë.

Nga njësitet e angazhuara policore në fshatin Debëlldeh në rrugën kryesore që dërgon në këtë fshat është arritur të ndalohet automjeti i dyshuar pa targa për të cilin ishin informacionet se ishte i ngarkuar me mall të kontrabanduar të cilin e ngiste i dyshuari mashkull kosovar me iniciale Sh. M. dhe bashkë me të ndodhej edhe personi tjetër, mashkull kosovar i moshës 52 vjeçar, të dy nga Vitia.

Dy të dyshuarit janë të njohur për Policinë Kufitare si përsëritës të kësaj vepre penale. Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar mallra të ndryshme në sasi të mëdha si: pjesë të ndryshme për telefona si për “iphone 12 pro” dhe për “samsung”, mjaltë, arra indiane, badem dhe një numër jashtëzakonisht të madh të filterëve për cigare, të cilat ishin të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes fshatit Debëlldeh në Republikën e Kosovës.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare në Lindje. Me urdhër të prokurorit kompetent për personin e dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor për vlerësim nga e Dogana e Kosovës. /2LONLINE/

Etiketa:Arrestohet kontrabandës me mallra Policia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Mike”

1 Prill, 2023
Policia

Në Mitrovicë Veri ndalohen dy persona dhe iniciohet rasti posedim i substancave

1 Prill, 2023
Gjilan

Gagica: Edhe sa jetë duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që

1 Prill, 2023
Nacionale

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

1 Prill, 2023
Lajme të ngjashme

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës 23 aksidente, 1 mijë e 327 gjoba trafiku

31 Mars, 2023

Rajoni i Gjilanit: Policia nuk e ndalë dorën, konfiskohen 27 patentë shofer

31 Mars, 2023

Fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal, drunjtë i konfiskohen

31 Mars, 2023

Në veri të vendit raportohet djegia edhe e tri automjeteve të tjera të cilat ishin regjistruar me targa RKS

31 Mars, 2023

Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi

30 Mars, 2023

Raportohet djegia e dy automjeteve në Zubin Potok të cilat ishin regjistruar me targa RKS

30 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com