Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur punëtorinë lidhur me shfrytëzimin e të drejtave të komunitetit Rom në arsimim, shëndetësi, punësim, etj.
Qëllimi i organizimit të punëtorisë është informimi i qytetarëve të komunitetit Rom mbi shfrytëzimin e të drejtave ligjore dhe rritjes se bashkëpunimit me Organet Komunale, Organizatave të Shoqërisë Civile.
Në fillim të punëtorisë Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja, njoftoi pjesëmarrësit për qëllimin, realizimin e projektit duke i listuar aktivitetet e mbajtura deri më tani si dhe për objektivat e synuara të projektit duke kërkuar nga institucionet komunale mbështetje nga institucionet lokale në trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve me theks të veçantë të komunitetit Rom.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në kë punëtori kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e komunitetit Rom, si rekomandime kryesore të dala janë: Shkollimi i nxënësve në nivelin e lartë arsimor, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, regjistrimi i dhe pajisja me dokumentacion të qytetarëve Rom nga regjistrimi civil, organizimi më i mirë i jetës kulturore dhe sportive për të rinjtë, shfrytëzimi i palestrës sportive, përmirësimi i gjendjes socio ekonomike dhe rritja e punësimit, etj.
Në këtë punëtori kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për komunitete Aleksandra Jovanovic ,qytetarë të komunitetit Rom, zyrtarë komunal, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, mediet lokale.
Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”. /2LONLINE/