Në kuadër të projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio – Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, Dardanapress në qendër të qytetit të Kamenicës ka organizuar kampanjën e vetëdijesimit me qëllim të promovimit,informimit të qytetarëve lidhur me zhvillimin socio-ekonomik të Komunës së Kamenicës.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë stafi i Dardanapress-it, anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, përfaqësues të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, dhe vullnetarët.
Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio – Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. /2LONLINE/