Ballkani ka triumfuar në derbin e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll, teksa në shtëpi e ka mposhtur Dritën me rezultat 2-0.
Golat për ‘portokallinjtë’ i shënoi futbollisti nga Gjilani, Mirlind Daku, i cili po kalon në formë jetësore.
Në shtatë xhirot e para të edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar, gjilanasi e ka gjetur rrjetën 14 herë në gjashtë fitoret e Ballkanit dhe kjo e bënë atë golashënuesin më të mirë në Superligë.
Suksesin e tij nuk e ka askush në Evropë, pasi ai ka shënuar individualisht më shumë gola se gjysma e ekipve kosovare, shkruan 2LONLINE.com.
Daku këtë sezon u ka dedikuar golat shumë personazheve, kurse kësaj here sulmuesi ua dedikon tifozëve të klubit.
“Dy golat e sotëm ua dedikojë tifozëve të zjarrtë të klubit, ‘Xhebrailave’ që më kanë përkrahur edhe në momentet më të vështira të karrierës time”, tha Daku pas ndeshjes.