Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushatin. Në takim është biseduar për zhvillimet aktuale dhe për bashkëpunimin mes dy shteteve në të gjitha fushat.
Kryeministri Hashim Thaçi ka ritheksuar qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit sa më të thellë dhe te gjithanshëm në mes të dy vendeve tona.
“Shqipëria ka qenë dhe mbetet ndër partnerët më të rëndësishëm strategjik për Kosovën. Ne do të vazhdojmë të thellojmë të gjitha format e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve tona”, ka theksuar ai.
Kryeministri Thaçi dhe ministri Bushati janë dakorduar për vazhdimin e koordinimit të aktiviteteve diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare