Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se në aspektin teknik organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri nuk do të paraqesë sfidë për KQZ-në.
Ajo ka theksuar se nuk pret parregullsi në zgjedhjet e 19 majit meqë Kosova tashmë ka krijuar kulturë zgjedhore. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Daka ka deklaruar se pjesëmarrja e subjekteve në zgjedhje është çështje politike, por sa i përket organizimit ajo ka theksuar se këto zgjedhje nuk ka rrezik të dështojnë.
BURIMI: Epoka e Re