Kryeprokurori Maloku ka pritur në takim komandantin e KFOR-it për regjionin e Gjilanit

Kryeprokurori Maloku ka pritur në takim komandantin e KFOR-it për regjionin e Gjilanit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, për regjionin e Gjilanit, togerin Ilhan Guclu.

Kryeprokurori Maloku, fillimisht e ka falenderuar togerin Guclu, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar të KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit, si dhe për bashkëpunimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori po ashtu theksoi se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka krijuar një ambient të qetë dhe të sigurtë për qytetarët, duke ndjekur kryerësit e veprave penale, të cilët kanë tentuar të rrezikojnë jetën, sigurinë apo pronën e qytetarëve të këtij regjioni.

Njëkohësisht, edhe togeri Guclu, ka falenderuar Kryeprokurorin për pritjen dhe bashkëpunimin e ofruar drejt qëllimit të përbashkët, si dhe theksoi se mbetet i përkushtuar për sigurinë e vendit dhe stabilitetit, gjatë këtij misionit paqeruajtës.

Në fund të takimit, i njëjti u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, duke shtuar se edhe më tutje do të vazhdohet kontributi në sigurimin e paqes.

KOMENTE