Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar të premten në mbledhjen e Qeverisë se zyrtarisht ka pranuar kërkesën e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçic, për ta vizituar të shtunën Manastirin e Graqanicës.
Thaçi tha se Kosova është shtet modern dhe i pavarur dhe respekton vlerat religjioze e humanitare edhe të qytetarëve tjerë.
Ai në mbledhjen e Qeverisë, deklaroi se ka marr një kërkesë zyrtare për leje nga homologu i tij serb, Ivica Daçiq, për të vizituar nesër Kosovën. Ai tha se kjo vizitë do të lejohet meqenëse është kryekëput vizitë religjioze, transmeton RTK.