Futbollisti, Ardian Cuculi ka pranuar të jetë pjesë e Kf.Dritës në edicionin e ri të Superligës së Kosovës, që do të fillojë nesër.
Cuculi u aludua për diskutime me Prishtinën, më pas edhe me ish-skuadrën Kf.Kukësin, ndërsa tashmë është zyrtarizuar te gjilanasit.
Këtë e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit, ndërsa prezantimi te bardh e kaltërit do të bëhet së shpejti.
Ky është postimi i plotë:
Zyrtare:
Kemi arritur marrëveshje me Ardijan CUCULIN, pezantimi pritet të bëhet ditët në vijim..!
FC DRITA tani është e gatshme për edicionin e ri!
FC DRITA