Pas të ashtuquajturës “Përmbytje Natyrore”, mbështetur nga mitet, ka shpjegime të ndryshme nga studiues, disa e mbështesin Përmbytjen e kontinentit të Atlantidës si pasoj e baticave dhe zbaticave të ujërave të deteve dhe oqeaneve, disa studiues shohin shkas shkrirjen e akullnajave, ndërsa ca studiues të tjerë të bazuar në mitologji, sqarojnë se kontinenti i Atlantidës ishte Përmbytë, 13 mijë vite p. L. K, nga shkaqet e luftës ndërmjet dy Fuqive të Mëdha për të dominuar në Botë, meqë njerëzia në atë kohë kishte një zhvillim të jashtëzakonshëm.
Shkruan: Sami Arifi
Fuqitë kryesore në kontinentin e Atlantidës, që ishte i vetmi kontinent para Përmbytjes, bazuar në mitologji, ishin dy: Pellazgia (pellazgët) dhe Drakonia (drakonikët), për të zotëruar Botën ata filluan luftën, e cila luftë u zhvillua me armatim shumë të përsosur, ku, përmes bombardimeve u përmbyt kontinenti i Atlantidës.
Pjesën ku jetonin drakonikët e mori shpejt uji, ndërsa pjesën pellazgjike më ngadalë, por në tërësi, tërë, kontinentin e Atlantidës e përpiu uji. Pas kësaj Përmbytje filloi jeta me një numër të pakt pellazgësh, pra, filloi jeta nga zero, meqë nuk kishte njerëz dhe ishte shkatërruar çdo gjë nga përmbytja në planetin e tokës.
Pellazgët së pari ishin vendosur në Azinë e Vogël, Afrikën Veriore pastaj e populluan tërë Azinë e më vonë edhe Evropën. Sipas miteve kontinenti i Atlantidës mund të ketë ekzistuar më se 320.000 vjet (treqind e njëzetë mijë vjet), ndërsa tani Atlantida mund të jetë vend i akullt. Thuhet, sipas miteve, se pas Përmbytjes Natyrore, që ndryshe quhet edhe si koha e Nuhit (Noit), 13 mijë vite p. l. K,
Nuhi kishte pasur tre djem që së bashku i kishin shpëtuar përmbytjes. Djemtë e Nuhit ishin: Kami-nët, Femi-nët dhe Japi-dët, sipas mitologjisë, indo-evropianët ishin pasardhësit e Nuhit, ndërsa nga djemtë e tij: Kami populloi Afrikën, Femiu populloi Lindjen e Mesme dhe Japi-di populloi Evropën, ku në bazë të emrit të tyre morën emrin edhe popujt, kaminët në Afrikë, feminët në Lindjen e Mesme dhe japidët në Evropë.
Pellazgët lanë shumë të gjetura, nëpër kohë, arkeologjike nga Egjeu deri në Mesdhe, në bregdetin e detit Adriatik, detit Jon e të tjera, si muret e lashta pellazgjike, apo ciklopike, në kohë shumë të hershme 12 mijë vite p. l. K si dhe shkrime të shkruara me hieroglife, si ato të Thotit pellazg, bazuar në mitologji, 12 mijë vite p, l, K., në pllaka të ndryshme të Ermeraldit, Ermesit, që mund të jenë të tij, apo janë riprodhim i shkrimit të tij, në ato të Suverianëve e shumë të tjera që mund të zbërtheheshin vetëm përmes gjuhës së sotme shqipe, kryesisht përmes dialektit të gegërishtes, ku, pllaka të tilla janë të gjetura në Egjipt, Itali e gjetiu.
Argumente të shumta që zbërthimi, deshifrimi i këtyre shkrimeve mund të bëhet vetëm përmes gjuhës shqipe, ofron gjurmimeve që studioi më se 44 vite, arbëreshi nga Italia, Xhuizpe Katapano, me të drejtë shkruan librin me titull, Thoti fliste shqip.
Pasardhës të pellazgëve ishin ilirët, maqedonasit, thrrakët, keltët, helenët që kryesisht kishin të folme të njejtë, ndoshta me ca specifika në dialekt, por që atë gjuhë pellazgo-ilire tani përpos shqiptarëve nuk e flet asnjë popull, prandaj me të drejtë themi se shqiptarët janë nipërit e ilirëve dhe stërnipërit e pellazgëve.
Shqiptarët sot ndihmojnë për të kaluarën e vërtetë historike, sepse ku flitet për mit, aty ka një të vërtetë, meqë aty ka një shkrim, një gjuhë, ka një toponim, që ky toponim përmes gjuhës shqipe zbërthen të vërtetën historike. /2LONLINE.com/