Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina në fillim kishin mbështetur xhonturqit, së pari, nga se ata në bisedime me shqiptarët kishin pranuar hapjen e shkollave shqipe, dhe së dyti përmes xhonturqve mund të hiqet absolutizmi i Sulltanit që këta e shihnin pengesë për realizimin e drejtave kombëtare.
Sami ARIFI
U quajt Hasan bej Prishtina, nga se ishte zgjedhur si përfaqësues nga Kosova i Prishtinës në Parlamentin osman më 1908; mbiemri i tij i vërtetë ishte “Berisha”. Ai kishte studiuar në liceun francez në Selanik dhe fillimisht ju kishte bashkuar xhonturqve, pra, para se të bashkohej më 1909 me grupin opozitar në krye me Ismail Qemal Vlorën.
Në saje të veprimtarisë së tij për hapjen e shkollave shqipe dhe për shumë fjalime të cituara për çështjen kombëtare në Parlamentin e Stambollit, Hasan Prishtina ishte bërë figurë shumë popullore.
Ai kishte guximin në Parlamentin e Perandorisë Osmane, të denonconte brutalitetin e ushtrisë osmane në Kosovë të bërë gjatë viteve 1909 dhe 1910.
Hasan Prishtina duke vazhduar traditën e Rilindëseve, me theks të veçantë të Abdyl dhe Sami Frashërit, ai ishte më parë një intelektual me formim perëndimor se sa një mysliman i devotshëm dhe tradicionalist.
Paaftësia dhe intoleranca e administratës xhonturke e kishte bindur atë (H. Prishtinën) se trojet shqiptare duhet të ishin një autonomi e plotë, por që atij i duhej t’ia përshtate kërkesat dhe fjalimet e tij, në interesat e tradicionalistëve të Kosovës si bije fjala Isa Boletinit- i cili me disa të tjerë, kishin mbështetje në popull (popullin shqiptar), por edhe një besnikëri shumë të madhe në Sulltanin plak dhe ndaj idesë Perandorisë Osmane.
Nënkonsulli anglez Pekemit në Shkup thotë: Një raport interesant për pikëpamjet e Hasan Prishtinës, i cili e kishte pritë atë për vizitë në fund të prillit të vitit 1912.
“Ai më garantoi”, raportonte diplomati; “se kryengritja e përgjithshme në Shqipëri ishte e pashmangshme. Shqiptarët do të kërkojnë anulimin e zgjedhjeve (nga se ishin të manipuluara) në mbarë Turqinë. Në qoftë se dështon kjo kërkesë, ata do të kërkojnë një autonomi të plotë për Shqipërinë,…,Kur u pyt për formën e kësaj “autonomie të plotë”, Hasan Prishtina tha:
“Ajo aspiron të arrijë ndarjen e plotë fiskale dhe ushtarake dhe synon për të krijuar një republikë shqiptare, lidhjet e së cilës do të jenë vetëm minimale me Portën”. Pra, nënkonsulli shenonte se:
“Sipas gjasave ai nuk e kishte një program të prerë të minimumit që do të mund të pranohej”. Si duket atë që e cekëm më lartë e kishte të njohur nënkonsulli anglez Pekemit.
Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina në fillim kishin mbështetur xhonturqit, së pari nga se ata në bisedime me shqiptarët kishin pranuar hapjen e shkollave shqipe, dhe së dyti përmes xhonturqve mund të hiqet absolutizmi i Sulltanit që këta (I.Qemali dhe H.Prishtina) e shihnin (absolutizmin e Sulltanit) pengesë për realizimin e drejtave kombëtare.
Pra, këta konsideronin se me heqjen e absolutizmit Sulltanit mund të lëvizet më lehët drejt krijimit shtetit shqiptar.
Për hir të bashkëpunimit me krerët e tjerë kryengritës të Kosovës, Hasan Prishtina kishte zbutur qëndrimin e mëparshëm për pavarësinë e plotë të vendit. Pas zbutjes qëndrimit Hasan Prishtinës, deklarata u nënshkrua nga: Isa Boletini, Riza bej Kryeziu, Bajram Curri e disa të tjerë në fund të qershorit të vitit 1912, dhe fillonte me këto fjalë:
“Ne shqiptarët jemi dhe gjithmonë do të mbetemi, fuqimisht të lidhur me Kalifatin dhe me atdheun osman me një besnikëri të tillë, të cilën nuk do ta lëkund asgjë”.
Pra, këtu jepen sqarime se shqiptarët ishin ngritur në kryengritje vetëm për arsye se “politika e mallkuar dhe e urryer” e xhonturqve, po rëndonte Perandorinë dhe në qoftë se nuk do të pengohej kjo politikë do të shkaktoj invadimin e huaj.
Mirëpo kërkesat e Shqipërisë së Mesme dhe Shqipërisë së Jugut kishin pikëpamje krejtësisht tjera, që ishin shumë favorizuese për shqiptarët, të afërta me ato të pikëpamjeve të Hasan bej Prishtinës.
Duke parë se të drejtat e shqiptarëve të premtuara nga qeveria perandorake s’po realizoheshin, kryengritja shpërtheu në disa pjesë të Kosovës Perëndimore, në rrethin e Gjakovës e atë të Pejës, ku me mijëra kryengritës u mblodhën në Junik, ku krerët e tyre lidhën një besëlidhje të madhe duke u betuar se do ta përmbysin regjimin e xhonturqve.
Krerët e kryengritësve të gjithë së bashku përpiluan një program me 12 pika, të mbështetura në “Librin e kuq” të vitit të shkuar (pra,të mbështetur në Memorandumin e Greçës) dhe i drejtuan ato kërkesa Stambollit dhe Fuqive të Mëdha,…,Dhe u bënë me dije atyre (Fuqive të Mëdha dhe Stambollit) se shqiptarët kanë rrokur armët për t’i dal zot tërësisë tokësore të tyre si dhe lirisë së Shqipërisë.
Pra, edhe në kohën e tanishme, të gjithë së bashku, faktori politikë shqiptar i unifikuar brenda trojeve të tyre, të koordinuar me faktorin politikë ndërkombëtar, të shteteve mike, e ka të pashmangshme (të garantuar) rezultatin që e synon populli shqiptar.