Referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), brenda 24 orëve të fundit, në nivel vendi, janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç).
Përndryshe, sot janë regjistruar 574 raste të reja pozitive me COVID – 19. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në nivel vendi aktualisht është 11.058. /2LONLINE.com/