DYLON

Në qytetin e Vitisë u bë zbulimi i shtatores së dëshmorit të kombit, Safet Rexhepi

Në qytetin e Vitisë u bë zbulimi i shtatores së dëshmorit të kombit, Safet Rexhepi
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 41 vjetorit të lindjes së dëshmorit të kombit dhe ish luftëtarit të UÇK-së, Safet Rexhepi sot në qytetin e Vitisë, konkretisht para Qendrës së Mjekësisë Familjare u bë zbulimi i shtatores së këtij heroi.

Në ceremoninë e zbulimit të shtatores kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Anton Quni, Ministër në Detyrë i Mbrojtës në Republikën e Kosovës, Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve e UÇK-së, Selia Qendrore, babai i këtij dëshmori, Qemaj Rexhepi njëkohësisht është njëkohësisht edhe përfaqësues i SHFD- UÇK në Viti, bashkëluftëtarë të dëshmorit dhe shumë personalitete të tjera.

EkoHigjiena

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur një fjalë rasti ku ka folur për sakrificën e këtij dëshmori për lirinë që e gëzojmë sot dhe për amanetin për të gjallët.

Thirrjes për t’i dal Zot kësaj toke, i’u përgjigjën bijtë e bijat më të mirë të vendit të cilëve nuk u mungoj asnjëherë gatishmëria për të qëndruar karshi stuhive e rrebesheve të pushtuesit. Kushtrimit të atdheut, i’u përgjigj edhe dëshmori i kombit Safet Rexhepi, duke u radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, në luftimet e rrepta në Betejen e Koshares tek Rrasat e Zogut, ai ra për të mos vdekur kurrë. Ndërsa kjo shtatore që po e shpalosim sot, do të jetë udhërrëfyes për brezat e rinj, e për të treguar se sa e madhe ishte dashuria për atdheun, për Safetin dhe gjithë dëshmorët që u flijuan për liri” u shpreh Kryetari Haliti.

Nga një fjalë rasti e kanë mbajtur edhe Anton Quni, Ministër në Detyrë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve e UÇK-së, Selia Qendrore dhe Babai i Dëshmorit i këtij dëshmori Qemaj Rexhepi të cilët kanë folur për sakrificën e këtij populli për lirinë e Kosovës në veçanti të çlirimtarëve. Përndryshe në orët e paradites fillimisht janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, ku është nderuar dëshmori Safet Rexhepi, kurse zbulimi i shtatores së tij në qytet është bërë në orët e pasdites. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.