Rasti i parë i Coronavirusit është paraqitur edhe te një futbollist profesionist. Sipas asaj që raportohet nga La Nazione, një lojtar që banon në provincën e Siena, që i përket një skuadre në Serie C, është gjetur pozitiv në testet për Coronavirus.
Raportohet se lojtari të dielën e kaluar nuk është paraqitur për ekipin e tij, shkaku i shëndetit jo të mirë.
Mjekët kanë vendosur t’i kryenin testet për Coronavirus, dhe në mes të natës ka mbërritur lajmi për rezultatin pozitiv, dhe në mëngjes një ambulancë e ka marrë atë për ta dërguar në departamentin e sëmundjeve infektive të Stotte di Siena.
Coronavirusi ka përfshirë edhe Italinë e sidomos rajonin e Lombardisë, vend ky në të cilin janë shfaqur disa raste me persona të infektuar me coronavirus.
E së fundmi është duke u raportuar që është mbrojtësi, Goldaniga është i infektuar andaj ai që dy dit është duke u stërvitur ndaras skuadrës.
Deri më tani janë mbi 520 të prekur dhe 14 viktima në itali, kurse në shumë ndeshje është marrë vendim që të zhvillohen pa praninë e tifozëve.
Kujtojmë se në fundjavën e kaluar shumë ndeshje janë anuluar në Itali shkaku i Coronavirusit, madje disa prej tyre edhe në Serie A.