Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në profilin e tij, ka thënë se shkrimtari Peter Handke nuk është dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjit” nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq për krijmtarinë e tij letrare, por për idetë e tij politike.
“Si i tillë, çmimi për Handke është anti-drejtësi për viktimat, anti-pajtim midis popujve dhe anti-paqe për rajonin”, është shprehur Kamberi.
Ja postimi i tij i plotë:
Shkrimtari Peter Handke nuk është dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjit” nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq për krijmtarinë e tij letrare, por për idetë e tij politike.
Si i tillë, çmimi për Handke është anti-drejtësi për viktimat, anti-pajtim midis popujve dhe anti-paqe për rajonin.
Se çmimi për Handke është së pari vazhdimësi e legjitimimit institucional dhe shtetëror nga Republika e Serbisë, të mohimit të gjenocidit të Srebrenicës dhe të krimeve masive të kryera nga forcat serbe, në hapësirat ish-jugosllave përgjatë viteve ’90. E së dyti, marrë parasysh frymën e vizitës dhe profilin e takimeve të Handke-s në Republikën Serbe të Bosnjes para ardhjes në Beograd, edhe frymëzim i idesë për Serbinë e Madhe.