Me ngjyra të larmishme poetike nga mbarë trojet tona, jehoi poezia shqipe në qendër të Kumanovës.
Në mesin e mbi 30 poetëve, juria ishte përcaktuar që Çmimi i parë “Fadil Bekteshi” t’i ndahet poetit gjilanas Xhevat Latifi me poezinë “Triptik për Kumanovën”, vendi i dytë Fatos Rushitit për poezinë “Grisje e imja”, dhe vendi i tretë për poeten korçare Rakela Zoga me poezinë “Përgjysëm shi”.
Një pjesë e poetëve lexuan jashtë konkurencës.
Urime fituesve dhe falënderime të pafundme për të gjithë pjesëmarrësit.
Mbrëmja letrare u moderua nga doktori i filozofisë dhe sociologjisë, Sunaj Raimi.
Me këtë aktivitet u përmbyll edicioni i 27-të i manifestimit tradicional “Takimet Poetike të Karadakut”, organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë.
Një ditë më herët u organizua tryezë shkencore kushtuar 110-vjetorit të Klubit Shqiptar të Kumanovës.
Dr. Sevdail Demiri, kryetar i Klubit te Shkrimtareve “Jehona e Karadakut”
LEXO EDHE: Triptik për Kumanovën – poezia fituese