U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave Lubishtë dhe Mjak

U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave Lubishtë dhe Mjak

Në fshatrat Lubishtë dhe Mjak janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave.

Në fshatin Lubishtë, kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur, Vebi Xhymshiti dhe janë përzgjedhur edhe 11 anëtarë të këshillit.

Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 60 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit.

Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njëjtën ditë edhe në fshatin Mjak, ku morën pjesë 43 pjesëmarrës me të drejtë vote.

Kryetar i këshillit të fshatit Mjak, u rizgjodh, Muharrem Beqri ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 11 anëtar.

Kurse sot zgjedhje të tilla do të mbahen në fshatin Pozheran prej orës 18:00.

KOMENTE