Të qenit në opozitë, disi ta jep mundësinë me folë çka të duash, madje të lazdron goxha shumë. Kur je në pushtet, apo kur sovrani ta beson për me i krijua institucionet, disi të vjen njëfarë flladi që ta rrënqethë trupin.
Shkruan: Ardian Azemi
Është krejt ndryshe të qenit në opozitë, e krejt muhabet tjetër të jesh në krye të shtetit. Krejt çka duhet tê bësh si opozitarë, është ti vësh vetës fre, me e ndal gojën sepse të kushton. Rrethanat aktuale të bëjn ta mendosh shumë herë nëse je i denj për ta qeverisë vendin ose jo.
Tu i akuzue për shumëçka partitë tjera, madje tu i quajt tradhtarë, kriminelë, argat të armikut, kapës të shtetit, të korruptuar, të nënshtruar ndaj Serbisë, kanë arritë me e mbjellë një shpresë për qytetarët e që tani po del se qenka e rrejshme. E kanë keqpërdor deri në ekstrem fukarallëkun e familjeve tona, tu i premtue një jetë dhe shtet ma të mirë, gjithnjë duke ia atribuar vetës epitetin “shpëtimtarët” e së ardhmes së popullit e të shtetit.
Patën thanë se dialog me Serbinë nuk do të ketë përderisa kjo e fundit nuk kërkon falje publike për atë që ka bërë në Kosovë, përderisa nuk i paguan dëmet e luftës, nuk e njeh realitetin e 17 shkurtit të 2008-së, e kushte tjera që do ti paraprinin uljes në tavolinë. Jemi në rregull me keto kushte, sepse edhe une vazhdoj të mendoj se do të duhej kështu, porse tanimë nuk është e mundur. Këta, sikur janë zbutë janë ba pambuk, i kanë harrua kushtet, po ulen në kafe-pauza me mohuesit e shtetit të Kosovës dhe krimeve gjatë luftës.
Mbi tre muaj nga zgjedhjet nacionale, dhe sot Kosova nuk ka qeveri. Vazhdimisht na kanë thanë se ndarja e pozitave nuk është fare problem për ne, demek për “koalicionin e shpresës”. Hajgare deri në pakufi, takime e deklarata të përditshme, natyrisht, të shoqëruara edhe me kunxha prej anash ndaj njëra-tjetrës. Janë zotuar se qeverine e Kosovës do ta bëjn me 12 ministri, ndërsa tani sipas fjalëve që po qarkullojnë nëpër medie, kanë kërkuar të rritet numri i tyre, nga 12 ne 16. Sigurisht për të mirën e Kosovës. Hajgare!
Për fund,
Pak rëndësi ka nëse do të arrihet marrëveshja për koalicion, që i hapë rrugë formimit të qeverisë. Tanimë e kuptuam se nuk janë as ndryshimi i premtuar, as ajo shpresa e vetme e deklaruar, madje as që dinë dhe duan të bëjn diçka të hajrit në këtë shtet. Nga bisedat me qytetarë, shohim një zhgënjim të madh tek ata, sepse pritjet i kishin të mëdha. U dëshmua se nuk dallojnë prej të tjerëve, bile edhe më keq se ata të 20 vjetve të kaluara.