DYLON

A po krijohet standard i ri politik!?

A po krijohet standard i ri politik!?
Avatar photo Redaksia

Aq i nevojshëm është ndryshimi epokal, për aq sa është i nevojshëm ajri për qytetarët e këtij vendi. Për aq sa dukej që ishim afër ndryshimit para dhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit, për aq jemi largë nga arritja e qëllimeve për një ndryshim pozitiv dhe përmbajtësor në Kosovën e kapur dhe ngulfatur nga uzurpatorët e të gjitha llojeve e ngjyrave.

Shkruan: Florim Zeqa

Instiktivisht nga fillimi nuk më kanë pëlqyer takimet e Albin Kurtit me Isa Mustafen, arsyet të cilat i kam shprehur muaj më parë në shkrimet dhe prononcimet e mia analitike.
Shikuar nga këndveshtrimi analitik negociatat për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së, ato gjithnjë kanë qenë të ftohta, të pasinqerta dhe plot hipokrizi.

EkoHigjiena

Mospajtimet për ndarjen e “tortës qeveritare” filluan që nga negiciatat për koalicion parazgjedhor, kur LDK-ja nuk e pranoj kushtin që Vjosa t’i prijë listës së përbashkët, ndërsa Albini të bëhet kryeministër.

Edhe përkundër pajtueshmërisë që të shkojnë ndaras në zgjedhje, me kushtin që partia e cila merr më shumë vota ta ketë të drejtën e mandatarit të qeverisë, LDK-ja përseri vazhdoi me obstruksione ndaj LVV-së, duke e futur në pazar edhe postin e presidentit.
Kushti i LDK-së që Vetëvendosje ta nënshkruaj “blanko çekun” për postin e Presidentit një vit e gjysmë para se t’i skadojë mandati Presidentit aktual (të zgjedhur me votat e LDK-së) është i papranueshëm, për faktin që në zgjedhjet e 6 tetorit populli votoj për parlamentin dhe qeverinë e re e jo për president të shtetit.

Zgjedhja e kryeparlamentarit, shkas për thellimin e ndarjes

Megjithatë, ndarjet në mes LVV-së dhe LDK-së u thelluan pas seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes së së Glauk Konjufcës në postin e kryeparlamentarit me votat e LDK-së!

Dhënja e votës dhe më pas kundërshtimi i zgjedhjes së kryeparlamentarit, e shpërfaqin fytyrën e vërtetë të LDK-së së Isa Mustafës për mosmarrveshje me asnjë kusht me LVV-në, për të arritur qëllimin final të djegies së kandidaturës së Albin Kurtit për kryeministër dhe nxjerrjen nga loja për pushtet të LVV-së.

Për realizimin e planit përjashtues të koalicionit LVV- LDK në prapaskenë është duke punuar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili është duke e shfrytëzuar postin e tij pas mospajtimeve LVV-LDK, që t’ja jep mandatin për formimin e qeverisë partisë së dytë fituese më të tjerët, në këtë rast LDK-së. Këtë plan përjashtues të VV-së, ditë më parë e bëri publik edhe nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, sipas të cilit, “ka variante b, dhe c, që qeveria mund të bëhet edhe pa Vetëvendosjen”.

Deklarata e Haki Rugovës nuk është vetëm një balon i hedhur në ajër, por është fillimi i heqjes së maskave të krerëve të LDK-së, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar për koalicion me LVV-në, por vetëm e kanë mashtruar opinionin publik kinse janë për koalicion dhe për ndryshime pozitive në vend.

Sikur të kishte pasur qëllime të mira nga kreu i LDK-së, që moti do të ishte arritur marrëveshja për bashkëqeverisje, madje edhe para procesit zgjedhor.

Pas abuzimit me Vjosen, abuzimet po vazhdojnë me Albinin…

T’ja japësh votën për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe ta quash më pas e njëanshme VV-në, po më duket pak më tepër se hipokrizi dhe lojë e dyfisht e krerëve të LDK-së, të cilët ashtu siq abuzuan me Vjosa Osmanin për grumbullimin e votave, po i shfrytëzojnë obstruksionet politike ndaj Albin Kurtit për arritjen e qëllimit final, e që është ai i marrjes së mandatit për formimin e qeverisë.

Elektorati i zhgënjyer i LDK-së ia besoi votën Vjosa Osmanit pikërisht pse ajo hiqej si reformatore, prandaj vota për Vjosen ishte votë kundër liderit diktatorial, i rizgjedhur kryetar me aklamacion dhe vartësve të tij morbid.

Vjosa Osmani që deri dje ishte konsideruar forca e ndryshimit në LDK, po e dëshmon të kundërtën e saj,…ajo po e dëshmon që nuk i interesojnë ndryshimet rrënjësore në parti, por vetëm ato kozmetike që asaj gjenerojnë vota me shpresën e mashtrimit të mëtutjeshëm të elektoratit të LDK-së.

Elektorati i LDK-së edhe kësaj radhe ra në kurthin e puçistëve dhe uzurpatoreve të LDK-së në krye me Isa Mustafën që e nominuan Vjosen vetëm pse e hante më lehtë këtë fore elektorati për të shpëtuar nga ndëshkrimi dhe fundosja politike për shkak të procesit të deformuar zgjedhor brenda LDK-së nga aklamacionist puçist në krye të saj..

Koalicionit LVV-LDK i ka vdekur nëna akoma pa lindur!

Isa Mustafa po i kërkon Albinit Kurtit sa më shumë që është e mundur, duke qenë i bindur që Albini nuk lëshon pe dhe nuk i pranon ofertat e tij.

Megjithatë nga kjo lojë e dyfisht dhe mosmarrëveshje në mes LVV-së dhe LDK-së, po del edhe diçka pozitive.

Për herë të parë është duke i krijuar një standard i ri në politikën kosovare, që partia fituese të përcaktoj rregullat e lojës, e jo siq ka ndodhur deri më tani që humbësit të marrin krejtë atë që kërkojnë, siq ia bëri AAK-ja e Haradinajt PDK-së,….dhe më pas ku AKR-ja në shuarje e Pacollit iku nga koalicioni me LDK-në dhe dy palëve ua mori 4 ministri dhe zv. Kryeministrin me vetëm një deputet.

Pavarësisht epilogut final të dialogut LVV-LDK, gjegjësisht të shkuarjes në zgjedhje të reja apo të kalimit të mandatit të kryeministrit tek partia e dytë, me konsistimin në qëndrime të liderit të saj, LVV-ja përveqse fituese faktike doli të jetë edhe fituese morale e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Krijimi i standardit të ri politik, paraqet fillimin e ndryshimit epokal, pjesa tjetër u mbetët qytetarëve të vendit, nëse e duan ndryshimin apo vazhdimësinë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.