“Siç është e njohur tashmë, komuna e Gjilanit do të ketë edhe një raund zgjedhor – balotazh, për kryetar të Komunës në mes të dy subjekteve tjera politike: LVV dhe LDK. Përkundër rezultatit jo të mirë në këtë proces zgjedhor, PDK Dega në Gjilan mbetet subjekti politik i angazhuar, serioz dhe i përgjegjshëm ndaj anëtarësisë së saj dhe interesit të qytetarëve të komunës së Gjilanit”, ka thënë Riad Rashiti, Ud.kryetar i degës së PDK-së Gjilan.
Ai shtoi se, për korrektësi dhe transparencë për elektoratin e saj dhe publikun, Dega e PDK-së në Gjilan, nga takimet e përbashkëta të Shtabit zgjedhor me kryesinë, më pas edhe me kryetarë të nëndegëve e kandidatët për asambleist, del me konstatimin se:
– Meqë PDK në Gjilan, në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve fatkeqësisht nuk është në garë, rrjedhimisht nuk është e përfshirë në asnjë variant në garën e dy subjekteve tjera politike për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Duke patur parasysh interesin e Degës, në këtë kuadër ne mbetemi të përkushtuar në konsolidimin dhe zhvillimin e saj për ta rikthyer PDK-në në epokën e saj të lavdisë edhe në Gjilan, thotë Riad Rashiti, Ud.kryetar i degës së PDK-së Gjilan. /2LONLINE.com/