Cikël poezish nga Edonë Beqiri Krasniqi
ÇFARE ESHTE JETA
-Një ëndërr që të ngulfat kur i mendon ngjarjet që s’mund të bëje asgjë,
ose mund të bëje,
por ti bëje ndryshe!
Ose thjeshtë të zhdukeshe
e t’mos bëje asgjë! Më mirë!
Por,
edhe ndryshe të ishin bërë,
c’rëndësi do të kishte e gjitha kjo?!
Jeta
është një hiç!
Tani po e shkruaj këtë,
dhe nuk e di se a do të zgjohem në mëngjes për të parë se kush e pëlqeu këtë shkrim!
Çfarë do të ndodhte me ëndrrat e lëna në gjysmë?
E me fjalët për t’ia thënë dikujt,
kurdo që rrugët na zënë ngushtë!
Jeta është një hiç!
Është mashtrim!
Është një kurth!
Bëj atë që ke për të bërë
përderisa merr frymë!
TË PRITA
E ndjeva se kishe nisur të vije
Bashkë me kokëdhimbjet
netët pa gjumë
e me acarin që më dridhte trupin.
E ndjeva se kishe nisur të vije
nëpër luhatjet e humorit tim
bashkë me guximin dhe frikën
nisa të bëhem gati të të pres.
E ndjeva se kishe nisur të vije
dhe që do të vije bashkë me borën,
bora erdhi
ama ti jo
Bora erdhi
por ty, sot
nuk po të ndjej më
PËRGJIGJU
Kush jam unë të të ndihmoj
kur jam unë
ajo qe ka nevojë për ndihmë?
Duke luftuar për tu ndier e dashur
të ndjehem e gjallë
midis së sotmes dhe së kaluarës
duke qarë deri në mëngjes
duke u venitur
kështu që askush nuk mund të më shohë.
Unë mund të ndiej egërsinë
në errësirë sonte,
shumë e egër për lëkurën time të butë,
shumë e rëndë për kockat e mia të dobëta
dhe ti po ëndërron tani
në gjumë të thellë
oh sa e bukur duhet të jetë…
tani më trego
çfarë dreqin bëmë
për t’i merituar të gjitha këto?!
ATA E DINË, POR S’DUAN T’IA DIJNË
Ti shohin sytë e skuqur nga ëndrrat e natës
edhe heshtjen e lodhur ta dëgjojnë
e nuhasin aromën e trëndafilit të zbehur
në këtë dimër të ftohtë e te vonë
nëpër furtunën brenda teje
që s’jep me asnjë emocion
Më beso se e dinë se si ndihesh
edhe se çfarë po mendon
madje e kanë mësuar se
deri ku mund të arrish…
sa mund të durosh,
sa pranvera të tjera do të presësh
të ikin e të vijnë,
të njohin
prandaj s’duan t’ia dijnë
SAPO E VRAVE DIKE
Nuk është gjithmonë plumbi
ai i cili mund të vrasë dike!
Ka shumë mënyra të tjera
për tu bërë vrasës!
Nën një,
injoroje dike që të do!
Nën dy,
mos bej asgjë për atë!
Dhe nën tre
acarohu
kur ta kthen me te njëjtën letër.
Dhe ja,
sapo e vrave atë.
Sigurisht,
jo sikur vrima që bën plumbi në trup,
dhe derdhet gjaku deri në gjunjë,
por më keq…
i vrave shpresat.
Ato të cilat e mbanin gjallë deri sot
ENDRRA QË NUK KA EMËR
Ëndërr që të shkatërron,
netëve pa gjumë
duke e menduar,
atë që ti s’mund ta japësh,
ajo për të cilën s’mund të bëhesh dot!
Ëndërr që pikturohet para syve të tu
sa herë dëshiron ta harrosh,
pa mëshirë
të fton në kërcim për tu zhdukur larg,
por ti nuk ke më forcë
të ecësh drejtë saj!
Frika nuk të le të lirë
të presësh botën
të behet më mirë!
Dhe vitet kalojnë
duke fajësuar veten,
për diçka
që nuk është faji yt!
ATHUA
Në netët e tua pa gjumë
ndonjëherë,
athua më mendon?
Shtratit të butë
mëngjeseve,
kë përqafon kur më as kafja
nuk të zgjon?!
Dhomë e ftohtë pa këngë
heshtje që të shurdhon,
çasteve kur kërkon shenjë nga qielli
dije se shpirti im,
labirinteve po të kërkon.
Tani zgjohu dhe merr gotën
dehu shtrirë në atë shtrat,
këndoje këngën tonë
bëj zhurmë në të dytin kat.
Më puth përmes yjeve
mornicat mi zgjo perpjetë,
edhe pse je shume larg
muza ime përherë ki me mbetë!
MOS VDIS PARA SE TË VIJ
Është ai,
ajo dashuria të cilën e kërkoja me vite,
nëpër fletat e librave
renditur në raftin plot mister,
përmes puthjeve nëpër filmat me romantik të dekadave,
dhe kur ajo melodi të shtyn qe te mbyllesh sytë dhe të ëndërrosh më tej,
e kupton që ende ka shpresë
Është ai,
ai lloj i dashurisë për të cilën do të përmbysja botën,
do të lëkundja malet,
dhe do të zbrisja poshtë kodrinave të kërkoj një strehe,
e dehur
për ta pritur atë.
Sepse është ai,
dashuria për të cilën ia vlen edhe të vdesësh pasi ta jetosh.
/EDONË BEQIRI KRASNIQI/