Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pak para mbajtjes së ceromonisë nga FFK-ja për zgjedhjen e futbollistit më të mirë të vitit.
Ai ka thënë që ishte një vit mjaftë i mirë për skuadrën e Kosovës dhe djemtë e Kosovës kanë bërë paraqitje shumë të mira, “Jam shumë i lumtur me këtë skuadër”, tha Challandes.
Po ashtu trajneri i Kosovës tha: “Kemi punuar si familje dhe kemi pasur përkrahje të mrekullueshme nga tifozët e Kosovës”.
Challandes u shpreh falënderues edhe për përkrahjen që i kanë dhënë tifozët dhe tregoi që për të është kënaqësi të punoj në Kosovë.
Kurse, foli edhe për ndeshjen kundër Maqedonisë duke thënë se ‘Maqedonia nuk është e lehtë’. Por, aim bi të gjitha premtoj përkushtim për të dhënë më të mirën. “Ju premtoj qe kjo skuadër do të jap çdo gjë për kualifikimet”, përfundoi ai.