Përfaqesuesja e Kosovës do të pres Malin e Zi të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Tekniku zviceran, Bernard Challandes trajner i Kosoves, ka deklaruar se synojne kualifikimin në ‘Euro 2020’ nga kjo fazë e eliminatoreve dhe se nuk është duke menduar njëherë për Ligën e Kombeve.
“Për momentin nuk mendoj për Ligën e Kombeve. Për mua s’ka ndryshuar asgjë pas fitores së Çekisë. Kemi shans për kualifikim në rrugën e rregullt. Kemi ndeshjen e vështirë me Malin e Zi. Ndeshja është për t’u fituar. Do të marrim ndeshjet një nga një e më pas do të shohim”, ka thënë ai në konferencën e së dielës, duke shtuar se pret përkrahje të madhe nga tifozët kosovarë.
Nëse dështon kualifikimi përmes eliminatoreve të rregullta, Kosova ka shans për kualifikim edhe përmes play-offit në Ligën e Kombeve. Aty duhet të mposhtë Maqedoninë, dhe fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi për të arritur Evropianin.