Komisioni Evropian më në fund vlerësoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e paraqitura në udhërrëfyesin e prezantuar qysh në vitin 2012 për të udhëtuar pa viza në vendet e zonës Schengen.
Shkruan: Liridon Rama
Drama e liberalizimit të vizave për Kosovën së shpejti po bëhet çështje një dekadë e vjetër, pothuajse sa vetë Republika e Kosovës.
Njëkohësisht, BE e paraqiti këtë si sukses të transformimit të shoqërisë e qeverisë përmes instrumenteve të saj të politikës së jashtme. Por në shumë aspekte ky nuk është ndonjë sukses, meqë, procesi u stërzgjat në pafundësi, kurse kriteret nuk janë plotësuar as në formë teknike dhe as në atë praktike.
Në formë kronologjike mbaj mend se në Maj të vitit 2016, kur liderët institucional Kosovar për herë të parë pranuan rekomandimin pozitiv nxituan që të marrin meritat se tani fal tyre ne – qytetarët e këtij vendi do të jemi të “barabartë” me të gjithë shtetasit e Evropian ngase më në fund regjimi i vizave do të marrë fund.
Por liberalizimi i vizave edhe 2 vite më vonë nuk po ndodh, dhe kjo si shkak kryesorë ka paaftësinë për të ndërtuar institucione me mekanizma që funksionojn normalisht në të mirë të zhvillimit dhe të së drejtës.
Pas disa proceseve shumë të gjata por të kushtueshme për të ardhmën e saj, institucionet Kosovare përseri pranuan rekomandimin e dytë pozitiv për heqjen e vizave, por këtë herë kjo kaloi me pak zhurmë pasi që dhe gënjeshtrat publike kanë filluar të humbin efekt në masë.
Tani si më parë flitet për datat e mundshme kur do të ndodh realisht liberalizimi, e kjo si kaherë largon vëmendjen tonë nga problemet e përditshme me krimin, korrupsionin, institucionet e dobëta arsimore dhe shëndetsore etj.
Edhe më tutje skandalet publike sikur shkatërrimi i PTK-së, falja e 53.1 milionve një kompanie amerikane, numri enorm i të regjistruarve si veteran të luftës, rritja e pagave për kryeministrin dhe të tjerët, pagesa e rrymës nga taksapaguesit kosovar për serbët në veri, monopolet kontrollues tregtare, emrimi i afër 80 zëvendëministrave dhe shumë skandaleve tjera me sa duket do të kalojn në hije edhe për shumë vite sepse tani vëmendja është tek liria e lëvizjës dhe negociatat që spo japin asnjë rezultat me Serbinë.
T’a zëmë se një ditë në të ardhmën do të ndodh liria e lëvizjës, por si në fakt këtë proces e kanë përjetuar qytetarët e shteteve tjera të Ballkanit dhe çka do të duhej ne të presim nga i gjithë ky proces, dhe si duhet mos-keqkuptuar i gjithë procesi.
Të marrim shembull Shqipërinë dhe Bosnjën, njëra e dalë nga komunizimi i hekurt dhe tjetra nga lufta e viteve 90’.
Shqipëria dhe Bosnja në fillim të vitit 2010 kishin marrë vendimin pozitiv që qytetarët e këtyre dy shteteve të ecin lirshëm në Evropë, e kjo nuk është se e ka ndryshuar gjendjën politike dhe sociale të qytetarve të këtyre dy vendeve.
Dy shtetet respektive nuk gëzojn dhe sot asnjë të ardhme evropiane, ato në fakt kanë pësuar vetëm regres në politikat e tyre për të ndërtuar shtete me mirëqenie ekonomie dhe sociale.
Konsideruar këtë mungese ambicie për ndërtimin e së ardhmës së tyre dy vendet në fjalë vetëm se kanë rritur përqindjën e papunësis (35.9% në Bosnje, 25.9% në Shqipëri )ndërsa ekonomia mbetet peng i mafias politike dhe politikën dhe tutje e bëjnë klasat sunduese të para 10 viteve.
Njëashtu duhet përmendur faktin se Shqiptarët dhe Boshnjakët përbëjnë edhe më tutje një numër të madh të azil kërkuesve në Evropë, që me sa shihet do të përcillet trendi i njejtë nga Kosovarët.
Shoqëria e Kosovës e meriton vëmendjen më të madhe në gjithë këtë mes. Një vëzhgim i thjeshtë tregon se kjo shoqëri është në mes të asaj të mbijetesës dhe një shoqërie të konsoliduar, por nuk është aspak as njëra e as tjetra. Kjo shoqëri, transicionale apo kalimtare, nuk ka arritur të gjejë as emëruesin minimal të përbashkët të identitetit apo ndonjë qëllimi të përbashkët.
Prandaj vlersoj se liberalizimi të mira do të sjell, por duhet besuar se ndryshimi fillon me një veprim të vogël dhe se konsistenca e veprimeve tona do e përcaktojë se çfarë shoqërie do kemi nesër dhe se të gjithë duhet të angazhohen që nëpërmjet rezistences civile dhe politike të synojmë demokratizimin e kësaj katrahure politike dhe institucionale.