Tërmeti i fuqishëm që ndodhi sot na kujton se sa e rëndësishme është të jemi të mirinformuar me hapat që duhen ndjekur gjatë një tërmeti.
- Uluni.
- Mbulohuni nën diçka (tavolinë).
- Mbahuni diku.
- Qetësohuni (Provoni që ta ruani qetësinë sa më shumë që është e mundur).
- Drejtohuni në pjesët qendrore (Qëndroni sa më larg mobilieve, dritareve dhe llambave).
- Dilni jashtë (Qëndroni larg ndërtesave, mureve dhe larg shtyllave elektrike).
- Ndaloni nëse jeni duke i dhënë makinës (Nëse jeni duke i dhënë makinës ndaloni në një vend të sigurt, ndizni katër treguesit dhe qëndroni brenda veturës).
- Nëse përdorni karrocë invalidore (vendosni frenat, kërkoni një vend të sigurt dhe mbrojeni kokën me dy duart).
- Në rast se ndodheni në vend të mbingarkuar (Mbrojeni kokën me duart tuaja ose hyni nën tavolinë).