Bratislav Zhivkoviq, i armatosur deri në dhëmbë në veri të Kosovës e që kontrollonte barrikadat në veri, tani patrullon në Krime. Mjekroshi nga Zubin-Potoku që është shfaqur duke patrulluar në rrugët e kryeqytetit të Krimesë, është identifikuar nga autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare si njëri ndër organizatorët e barrikadave dhe sulmeve kundër forcave të KFOR-it, verën e vitit 2011, kur Qeveria e Kosovës kishte dërguar njësitë speciale për të marrë kontrollin mbi pikat kufitare në veri, shkruan Koha Ditore
Aksioni kishte rezultuar me vrasjen e policit Enver Zymberi, dhe me futjen e Kosovës në negociata politike me Serbinë që kanë sjell një autonomi të gjerë të katër komunave me shumicë serbe.