Cërvena Zvezda të dielën në faqen zyrtare ka konfirmuar se të mërkurën do të luajë ndeshje në Kosovë. Për më tepër do të luajë me klubin e ashtuquajtur “Trepça”, që thirret në traditën e klubit të njohur mitrovicas të futbollit.
FFK-ja javë më parë i kishte nisur letër FIFA-s për problematikën e garave të Serbisë në territorin e Kosovës.
Nga shtëpia botërore e futbollit është pritur përkrahje, ndërsa erdhi një goditje e fuqishme.
Përmes një letre zyrtare të zëvendës-sekretarit të përgjithshëm, Mattias Grafstrom, FIFA sugjeronte FFK-në që të mos paraqiste pengesë për zhvillimin e ndeshjes së Kupës së Serbisë në futboll. Madje FIFA sugjeronte miqësisht FFK-në që të tërhiqte kërkesën e bërë për institucionet kosovare të sigurisë për të parandaluar këtë ndeshje.