Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) është realizuar kursi Funksional për “Artileri” dhe “Xhenio Luftarake”, ky trajnim ka zgjatur tri javë dhe është realizuar në pjesën praktike dhe teorike, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.
Trajnimi është realizuar në Qendrën Stërvitore të Komandës së Forcave Tokësore të FARSH, nga instruktorët e artilerisë dhe Xhenios Luftarake me qëllim të përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë shefi i Shtabit të Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, atasheu i Republikës së Kosovës në Shqipëri, instruktorë, oficer e nënoficerë të FARSH-së, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/